Wednesday, March 25, 2026
FAQJA E PARE KRYESORE'Shqipëria na ka shkaktuar gjithnjë probleme', lojtari i Polonisë: Kemi një plan...

‘Shqipëria na ka shkaktuar gjithnjë probleme’, lojtari i Polonisë: Kemi një plan për të thyer mbrojtjen e tyre

Jakub Moderi është paraqitur në konferenë për shtyp në prag të ndeshjes kundër Shqipërisë. Lojtari polak e ka bërë të qartë se kuqezinjtë kanë ditur si t’jua bëjnë ndeshjen të vështirë dhe ballafaqimet e fundit mes dy Kombëtareve në fjalë janë dëshmia e pastër për këtë fakt.

Moderi ka pranuar se presioni është i madh në kampin bardhekuq, megjithëse më tej shton se të gjithë lojtarët janë të aftë ta përballojnë trysninë e një sfideje të tillë.

“Nuk do të jetë e lehtë. Janë një ekip që mbrohen shumë mirë dhe pësojnë pak gola. Çelësi do të jetë gjetja e një mënyre për të thyer mbrojtjen e tyre. Ne kemi një plan, por mbetet për t’u parë. Ka gjithmonë presion, nuk mund t’i shpëtosh dot. Mendoj se secili lojtar në Kombëtare ka luajtur tashmë në ndeshje të një rëndësie të caktuar. Secili mund ta përballojë presionin individualisht.

Gjithashtu, ne do të jemi gati mendërisht. Të gjithë e dinë se nuk do të jetë e lehtë. Ndeshjet e fundit kundër Shqipërisë e kanë treguar këtë. Ata gjithmonë na kanë shkatuar probleme, por ne shpesh ia kemi dalë që të gjejmë një rrugë kundër tyre”, ka thënë Jakub Moderi./Sport Ekspres/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments