HomeKRYESOREShqipëria U21 fiton sërish, dy shkodranë titullarë me kuqezinjtë në suksesin ndaj...

Shqipëria U21 fiton sërish, dy shkodranë titullarë me kuqezinjtë në suksesin ndaj Malit të Zi

Nga Endri ÇINARI

Shqipëria U21 ka zbritur sot sërish në fushën e lojës. Kuqezinjtë e vegjël pas humbjes me Finlandën para pak ditësh, ditën e sotme janë ndeshur me Malin e Zi. Duel ky i vlefshëm për grupin E të eleminatoreve të Europianit. Ky ishte takimi i katërt për ekipin e Alban Bushit në këtë grup.

Dueli ndaj fqinjëve përfundoi me rezultatin 2-0 në favor të kuqezinjve. Ku do ishte një penallti e kthyer në gol nga Berisha në minutën e 27-të të pjesës së parë dhe një gol i Shpendit në minutën e 73-të që do vendosnin gjithçka.

Duhet theksuar se dy futbollistë shkodranë ishin pjesë e formacionit. Geralb Smajli, mbrojtësi i djathtë i Vllaznisë mbuloi këtë pozicion që nga starti i takimit. E ndërsa në krahun e majtë të sulmit u aktivizua Ardit Nikaj, sulmuesi shkodran që është pjesë e Skënderbeut.

Pas 4 raundesh në grupin E, Shqipëria U21 ndodhet në vendin e parë me 9 pikë. Duke hedhur kështu kandidaturën si një ekip që mund të kualifikohet në Europianin u-21.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments