Shqiprim Taipi i fiton 56 mijë euro Skënderbeut, sepse klubi korçar nuk i kishte paguar rrogat në tri sezone. “Panorama Sport” zbulon ekskluzivisht se vendimi është marrë më datë 21 tetor 2021, ndërsa si fillim Taipi që iku në fund të sezonit, kërkoi 59,704 euro dhe 5% nga data që është vonuar pagesa ndaj Taipit.
Para FIFA-s, Skënderbeu nuk ka dhënë asnjë koment. Komisioni i Disiplinor në fund të gjykimit ka vendosur që t’i janë të drejtë lojtarit, duke urdhëruar Skënderbeun të kthejë 56 mijë euro plus 5% interesa nga dita e vonesës së rrogës.
Ndërkohë, në vendim citohet që FIFA i ka vënë edhe një gjobë ekstra Skënderbeut prej 7500 dollarësh për këtë çështje.
Kujtojmë se prej Taipit u bllokua merkatoja e janarit e Skënderbeut, më pas u zhbllokua se palët gjetën marrëveshje për borxhin. Mesfushori është pjesë e Kukësit që prej verës së vitit të kaluar.
SITUATA – Eliminimi në Kupë nuk është nota e vetme negative për Skënderbeun. Pavarësisht se ky eliminim do t’i japë mundësinë Memellit dhe skuadrës të jenë të përqendruar më së shumti për kampionatin, sërish mbetet një rezultat negativ, të paktën për aq kohë sa korçarët e rendisnin Kupën e Shqipërisë si një ndër objektivat sezonalë.
Në kushte të tilla e gjithë vëmendja është e përqendruar te kampionati, atje ku të dielën korçarët do të presin Partizanin.
Memelli e di mjaft mirë rëndësinë e këtij takimi sidomos në kushtet kur Kastrioti i vendit të fundit ndodhet një pikë larg korçarëve të vendit të tetë dhe presioni mbi ta është gjithmonë e më i madh.
Sikur të mos mjaftonte kjo, të besuarit e Memellit janë në defiçencë lojtarësh për këtë takim.