Nje ngjarje e trishte ka ndodhur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Asllan Rusi” te kryeqytetit. Mesohet se nje 15 vjeçar ka nderruar jete ne nje moment pas nje ndeshje qe po luhej ne kete impiant sportiv.

Ngjarja ka ndodhur kur ne njeren nga sallat e “Asllan Rusit” po luhej kjo ndeshje, ndersa ne sallen tjeter ka nisur sfida e kampionatit te volejbollit te meshkujve ne mes ekipeve te Partizanit dhe Vllaznise.

Mesohet se i riu 15 vjeçar ka qene duke ndjekur nje ndeshje te moshave te basketbollit dhe ne perfundim te saj, ka zbritur ne fushe duke marre nje top dhe tentuar te bente zhytje ne kosh. Por duket se i kane rreshqitur duart dhe ka rene ne koke. Ai eshte derguar urgjentisht ne spital per te marre ndihmen e pare, por nuk ka qene e thene te mbijetonte.

Gjate kesaj kohe, ndeshja e volejbollit ka vijuar deri ne perfundim te setit te trete (ne ate moment ka qene 2-1 ne favor te Partizanit) dhe pikerisht atehere ne pallatin e sportit ka mberritur policia per te bere ekspertizen e ngjarjes se ndodhur duke sjelle edhe lajmin e trishte te ndarjes nga jeta te 15 vjeçarit.

Te shokuar nga kjo ngjarje, drejtuesit e Partizanit dhe Vllaznise sebashku edhe me arbitrat e ndeshjes kane vendosur qe ta nderpresin ndeshjen dhe te mos e vazhdojne me. Por nderkohe pas ndeshjes se meshkujve duhej te luhej edhe ndeshja e femrave ne mes ketyre dy skuadrave, por edhe ajo eshte anulluar.

Dhe ne fakt ky gjest ishte i duhuri sepse ne nje situate te tille te trishte, nuk kishte me vend per nje ndeshje normale kampionati./SHKODRA-SPORT.COM/