Gjatë dy sezoneve e gjysmë që ishte pjesë e Skënderbeut shënonte rrallë, madje dhe kur e bënte diçka të tillë nuk shquhej për gola të bukur, pasi ajo që ai di të bëjë më mirë është të prishë aksionet e skuadrës kundërshtarëve dhe të nisë manovrën sulmuese të ekipit të tij.
Megjithatë për shkak edhe të vëllait Gjelbërimit, Shqipërim Taipi te Kukësi është përshtatur menjëherë dhe në ndeshjen e fundit ndaj Vllaznisë spikati me një supergol që deri në fund mund të rezultojë një nga më të bukurit e këtij kampionati.
Për Shqipërim Taipin ky ishte goli i parë me verilindorët gol që i hapi rrugën fitores së Kukësit ndaj Vllaznisë dhe që la të shtangur edhe një portier ekspert të kampionatit shqiptar si Zogovic që nuk kishte asnjë mundësi reagimi në atë goditje fantastike të ishit të Skënderbeut.
Por përveç golit, Shqipërim Taipi ishte padisuktim lojtari më i mirë për Kukësin në sfidën ndaj Vllaznisë pasi spikati edhe në aspketet e tjera. Siç e tregojnë statistikat e nxjerra në emisionin Analizë Superiore në Supersport, ishte i Shqipërim Taipit edhe asisti i golit të dytë të Edison Ndrecës ndërkohë që në pasime 24-vjeçari gaboi vetëm 4 nga 46 në total duke qenë 91% i saktë.
Ish-mesfushori i Skënderbeut ishte një lider për Kukësin në sfidën ndaj shkodranëve edhe përsa i përket aksioneve të nisura duke realizuar me sukses 56 nga 77 të tentuar në total me një mesatare saktësie prej 73%. Me atë çfarë ka treguar në këto 6 javë të para Shqipërim Taipi është një lojtar i pazëvendësueshëm për trajnerin Diego Longo./supersport/