Përveç shkodrane Elsidita Selaj, edhe një tjetër boksier shqiptar ka siguruar të drejtën për të hyrë në zonën e medaljeve në Kampionatin Europian U-18 që është duke u zhvilluar në Abruzzo të Italisë.

Bëhet fjalë për Muhamet Qamilin. Ai ka fituar dy ndeshje deri më tani dhe ka siguruar daljen në gjysmëfinale, çka rrjedhimisht interpretohet me medalje bronzi.

Fieraku 18 vjeçar që një vit më parë u shpall kampion Shqipërie në kampionatin e zhvilluar në Shkodër dhe më pas u largua drejt Italisë.

Vend ky vazhdoi boksin megjithatë kulmi i karrierës së tij padyshim që do ishte Kampionati Europian.

Ai ka fituar në dy ndeshjet e para përballë kundërshtarëve nga Mali i Zi dhe Finlanda dhe ka dalë në katërshe të këtij kompeticioni.

Aty ku do të ndeshet përballë një boksieri nga Ukraina dhe padyshim që do të jetë e vështirë për të vazhduar më tej megjithatë Qamili do të tentojë.

Ai ka pranë trajnerin e tij, të mirënjohurin Baftjar Abazi dhe të dy sëbashku do të tentojnë të bëjnë më të mirën.

Ashtu si dhe dyshja tjetër Selaj- Kuçi e cila do të synojë edhe ajo daljen në finale të këtij Europiani.

Gjithsesi boksi shqiptar vazhdon rritjen e tij. Me medaljet e siguruara nga Selaj e Qamili, ka shkuar në 5 tashmë numri i medaljeve të bronzit të fituar në historinë e boksit shqiptar bashkë me ato të Hysës, Zenelit e Uldedajt.
© shkodrasport.com