Mbërrin “Super Green Pass” për futbollistët në Itali.
Duke nisur nga data 10 janar, vetëm lojtarët e vaksinuar ose të shëruar nga COVID-i do të mund të zbresin në fushën e blertë.
Ky është vendimi që ka marrë qeveria italiane, duke e bërë të detyrueshëm vaksinimin e të gjithë sportistëve profesionistë.
“Duke nisur nga 10 janar 2022, në zonën e bardhë, të verdhë dhe portokalli, hyrja në eventet dhe kompeticionet sportive, hyrja në shërbimet e aktivitetit të pishinave, qendrave të notit, palestra, sporteve të skuadrave, qendrave estetike, por edhe brenda objekteve akomoduese, të kufizuara në aktivitete të mbyllura, si edhe të hapësirave të përdorura si dhoma zhveshjeje dhe dushet, do të lejohet vetëm për ata që do të kenë pasaportën e gjelbër”, thuhej në deklaratën zyrtare.