Fusha sportive “Reshit Rusi” i është nënshtruar disa punimeve ku i është vendosur një bar i ri sintetik. Këtë lajm e ka bërë publike Bashkia Shkodër e cila me anë të një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social “Facebook” njofton opinionin publik se është shtruar bari i ri sintetik dhe se brenda pak ditëve kjo fushë sportive do të ofrojë kushte optimale.
NJOFTIMI I BASHKISË SHKODËR –
Ditën e sotme ka nisur puna për vendosjen e shtresës së barit të ri sintetik në fushën sportive “Reshit Rusi”.
Bashkia Shkodër dhe KF Vllaznia i ka dërguar një shkresë Federatës Shqiptare të Futbollit, duke autorizuar FSHF- në të përdorë fondin e solidaritetit që përfiton KF Vllaznia sh.a. për të mundësuar zëvendësimin e tapetit sintetik.
Procesi i punës ka nisur dhe brenda pak ditëve, fusha sportive “Reshit Rusi” do të ofrojë kushte optimale për stërvitjen e ekipit të parë, ekipit të femrave, të ekipeve të Akademisë “Vllaznia” por edhe të skuadrave të tjera që e përdorin për kampionate të ndryshme ku marrin pjesë.