Vllaznia U15 rikthehet tek fitorja dhe mesditen e sotme ajo ka fituar me rezultatin e thelle 5-0 ndaj ekipit te Laçit, ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Ndeshja eshte dominuar ne te gjitha drejtimet nga kuqeblute e trajnerit Bizi. Ata kane arritur te shenojne tre gola qe ne pjesen e pare.

Ai qe ka zhbllokuar rezultatin ka qene futbollisti Serbalb Hotaj qe ne minuten e 6-te ndersa me pas ka qene sulmuesi Aurel Prendi qe ka shenuar dy gola njeri pas tjetrit dhe pjesa e pare do te mbyllej ne shifrat 3-0 per Vllaznia U15.

Dominimi i saj ka vazhduar edhe ne te dyten teksa ka shenuar edhe dy gola te tjere, me autor kapitenin Juli Gurraj fillimisht e me pas me Hotajn serish.

Me kete fitore, Vllaznia U15 eshte ngjitur ne kuoten e 9 pikeve dhe renditet ne mes ekipeve me te mira te kampionatit deri pas javes se katert te tij./SHKODRA-SPORT.COM/