Diten e sotme jane luajtur ndeshjet e javes se katert te kampionatit kombetar te kategorise Superiore per grupmoshen U15.

Ne keto ndeshje, jane vene re nje fitore dhe nje humbje per dy ekipet shkodrane qe jane pjesmarrese ne te. Keshtu, KF Shkodra ka arritur te fitoje me rezultatin e thelle 5-0 duke luajtur ne Durres ndaj Akademis Shqiponja.

Nderkohe, tre prej golave te saj ne kete takim mbajne firmen e futbollistit Erjon Vajushi ndersa dy te tjeret jane shenuar nga Amarildo Prendi dhe Armel Kukaj.

Perfundimisht 5-0 per KF Shkodra e cila me kete fitore ngjitet ne kuoten e 12 pikeve duke mbajtur vendin e pare ne renditje pas kesaj jave.

Krejt ndryshe ecuria e Vllaznia U13. Skuadra e drejtuar nga trajneri Fatjon Hasani ende nuk po del ne lojerat e saj dhe tek rezultatet pozitive. Edhe sot, ajo eshte mundur me shifrat 2-0 nga ekipi i Laçit ne ndeshjet e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Pas 4 javesh kampionat, ky ekip ka arritur te grumbulloje vetem nje pike megjithae ne ndeshjet e ardhshme pritet kthesa e tij sepse elementin e ka./SHKODRA-SPORT.COM/