Vllaznia ka 11 ndeshje pa humbje në Superiore, ku 9 prej tyre i ka fituar. Këtë formë nuk e ka kaluar asnjë ekip i Superiores këtë sezon.

Dhe shkondranët ia kanë dalë që të jenë në vendin e dytë, me 3 pikë më shumë se Partizani dhe 4 më pak se Egnatia.

Presidenti Alban Xhaferi nuk është kursyer gjatë kësaj kohe. Vetë Bekim Balaj u prononcua pas fitores 3-1 me Tiranën, duke thënë që kanë marrë shpërblime dhe bonuse për çdo ndeshje.

Kjo shihet si mënyrë për të mbajtur të karikuar lojtarët. Ndeshja e radhës luhet në Kupën e Shqipërisë përballë Erzenit. Takimi i parë është humbur në transfertë 1 me 0, ndërsa motivimi për të shkuar në çerekfinale është i madh./newsport/