Superiorja do të rikthehet të dielën e 10 marsit ku do të ngrejë siparin javë e 27-të, ku janë planifikuar të zhvillohen dy sfidat e para.

Në orën 14:00, në “Arena Egnatia”, skuadra e Erzenit që drejtohet nga Skerdi Bejzade do të presë Partizanin, ndërkohë që po ditën e diel në orën 17:00, Tirana përballet me Egnatian në “Elbasan Arena”, në supersfidën e kësaj jave që mbyllet ditën e hënë me 3 duele.

Në orën 14:00, Kukësi i Bledar Devollit, pret Laçin në duelin që do ta luajë pa tifozë. Java e 27-të mbyllet me dy duelet e orës 17:00, ku në “Niko Dovana”, Dinamo luan si pritëse ndaj Teutës, teksa Skënderbeu dhe Vllaznia përplasin brirët në Korçë.

AXHENDA E JAVËS SË 27-TË:

E DIEL 10 MARS:

ERZENI-PARTIZANI ORA 14:00 (“ARENA EGNATIA”)

TIRANA-EGNATIA ORA 17:00 (“ELBASAN ARENA”)

E HËNË 11 MARS:

KUKËSI-LAÇI ORA 14:00 (“KUKËS ARENA”)

DINAMO-TEUTA ORA 17:00 (“NIKO DOVANA”)

SKËNDERBEU-VLLAZNI ORA 17:00 (STADIUMI “SKËNDERBEU”)