Federata Shqiptare e Futbollit bën me dije se ka shfuqizuar vendimet e 22 majit të sezonit të shkuar, aty ku u pezulluan për pesë vite Gramshi, Internacional Tirana dhe Bulqiza për ndikim në rezultatin e ndeshjes.

Sfidat e javëve të fundit (sezonin e shkuar) në Kategorinë e Dytë prodhuan shumë gola dhe rezultate të çuditshme, me FSHF që reagoi menjëherë duke pezulluar klubet dhe arbitrin Memet Koçi.

Në vendimet e fundit të Komisionit të Apelit, bëhet me dije se vendimet janë shfuqizuar dhe klubet do i rikthehen aktivitetit.

Vendimet:

Komisioni i Apelit në FSHF u mblodh për t’u njohur me relacionin e Sekretariatit Teknik dhe pasi shqyrtoi dokumentacionin e paraqitur, diskutoi çështjet në tërësi, duke u bazuar edhe në nenet 76 e vijues të Kodit të Disiplinës Sportive, dhe mori vendimet si më poshtë:

Vendimi nr. 1

Pranimin e ankimit të Klubit të Futbollit F.C Bulqiza. Shfuqizimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.34, datë 03.05.2022, pika 1. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Vendimi nr. 2

Pranimin e ankimit të Klubit të Futbollit KF Gramshi.Shfuqizimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.34, datë 03.05.2022, pika 2. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Vendimi nr. 3

Pranimin e ankimit të Arbitrit të futbollit z. Memet Koci.hfuqizimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.34, datë 03.05.2022, pika 4. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.

Vendimi nr. 4

Pranimin e ankimit të F.C. Internacional Tirana.Shfuqizimin e Vendimit të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës nr.34, datë 03.05.2022, pika 3. Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv (CAS/TAS) Lozanë Zvicër.