KF Vllaznia ka reaguar para pak minutash pas akuzave te klubit te Kamzes per tentative nderhyrje tek lojtaret e saj.

Ja reagimi i plote i klubit shkodran:

KF Vllaznia është i detyruar të reagojë pas akuzave të shpërndara nga FK Kamza, të cilat cënojnë rëndë imazhin e Klubit dhe të futbollit shkodran.

Asnjëherë nuk kemi dashur të merremi me të tilla deklarata dhe gjithmonë i kemi injoruar.

Por reagimet nga FK Kamza prej 6- muajsh, nuk kanë qenë aspak të hijshme me deklarata të qëllimshme të drejtuesve të saj duke anatemuar gjithnjë Vllazninë.

Kjo nuk është aspak e drejtë sepse Klubi ynë nuk është marrë asnjëherë me kundërshtarët.

Deklarata e fundit e bërë mbrëmbjen e djeshme, është shumë e rëndë.

Të gjithë e dinë që KF Vllaznia është një klub që funksionon me buxhet të miratuar nga Bashkia Shkodër dhe tentativa të tilla, siç thotë klubi i Kamzës, as nuk mund të mendohen.

Përpos të gjithë këtyre gjërave, ajo që na habit është se FK Kamza që një natë para ndeshjes së saj, e di kush është arbitri!

Si ka mundësi një gjë e tillë kur askush nuk e di emrin e arbitrit përveç kamzalinjëve?

Si ka mundësi që Hamiti konsiderohet “komshi i shkodranëve” nga drejtuesit e Kamzës ndërkohë që ai është shpallur “non grata” prej javësh nga Vllaznia!

KF Vllaznia i bën thirrje publike drejtuesve të Kamzës të ndalin gjuhën e shpifjeve dhe trillimeve të nisura prej javësh dhe të shohin punën e tyre sepse kjo nuk është në të mirën e futbollit shqiptar, nuk është në të mirën e dy qyteteve.
KF Vllaznia