Ndriçim Shtubina, i cili ka qenë i ftuar sot në emisionin e “E hëna sportive” në “Rtsh” është ndalur edhe tek Vllaznia, aty ku ka kaluar pjesën e rëndësishme të karrierës së tij, por që sigurisht që ka peng mosfitimin e titullit…

“Dua të ndalem pak te penalltia, ishte, por kam parë që drejtuesit e Vllaznisë ankohen shumë këtë sezon. Gjyqtarët nuk u kanë bërë asgjë, përkundrazi në periudhën tonë ka pasur më shumë gabime të gjyqtarëve”.

“Këtë vit Vllaznia është gjykuar shumë drejt, drejtuesit të mos justifikohen me arbitrat, pasi edhe e kanë ndihmuar, ndryshe nga ne në atë periudhë që na kanë dëmtuar…”, – tha Shtubina, mes të tjerave.

Ndërkohë që në verën e shkuar, Ndriçim Shtubina është larguar mes polemikave, madje me pakënaqësi karshi drjetuesve, për më tepër që ka një kontribut për më shumë se një dekadë, por për nevoja të skuadrës ka sakrifikuar dhe luajtur në disa role në fushën e blertë…