MTirana do të luajë ditën e shtunë takimin me Vllazninë, ndërsa skuadra do të ndiejë mungesën e dy lojtarëve. Bëhet fjalë për Totren dhe Toshevskin.

Dy lojtarët vuajnë katër kartonët dhe mungojnë në sfidën me shkodranët. Trajneri pritet të shohë me kujdes se cilët lojtarë do të aktivizojë në sfidën me Vllazninë.

Me mungesën e dy lojtarëve, një në mbrojtje dhe një në mesfushë, problemi i madh mbetet krahu i djathtë. Shehi ka dy opsione. I pari që të luajë me katër mbrojtës, duke sakrifikuar Tolin si mbrojtës i djathtë dhe i dyti të kthehet e të luajë me tre në mbrojtje. Pak a shumë skuadra do të rreshtohej në një 3-4-3.

Bekaj do të luante titullar në portë, më pas vjen treshja Behiratçe, Najdovski e Hoxhallari. Në mesfushë Toli, Limaj, Hoti dhe njëri prej Përgjonit ose Ismajlgecit. Në sulm treshja e zakonshme De Silva, Seferi dhe Xhixha.