Lojtari i dekadës mund të quhet me plot gojën Ndriçim Shtubina. Përveç është lojtari që ka shënuar më shumë se kushdo
tjetër me Vllazninë në kampionat, ai është njëkohësisht edhe futbollisti me më shumë ndeshje të luajtura gjatë këtij
10 vjeçari me fanellën kuqeblu.

Nga periudha 1 janar 2010 deri më 31 dhjetor 2019, mesfushori me tipare sulmuese ka luajtur plot 208 ndeshje me
Vllazninë. Më shumë se askush tjetër. Shumë pranë në fakt janë dy futbollistë të tjerë të cilët tashmë nuk janë pjesë
e ekipit shkodran, Olsi Gocaj me 198 ndeshje dhe Alsid Tafili me 186 ndeshje. Dhe kjo eshte treshja e lojtareve te dekades se fundit.

Më pas në ‘top 10-shen” renditen dy prej lojtarëve aktualë të ekipit shkodran, Ardit Krymi me 143 ndeshje dhe Florind Bardulla me 140 ndeshje. Në vend të pestë ndërkohë renditet Arsen Hajdari me 136 ndeshje dhe në të gjashtin është i pozicionuar ish- mesfushori Amarilado Belisha me 113 ndeshje e po kaq ka edhe ish- mbrojtësi i kësaj skuadre Arsen
Sykaj.

Në vendin e nëntë është i renditur lojtari aktual i Partizanit- Erald Çinari me 107 ndeshje në kampionat me fanellën e
Vllaznisë.

Interesant është fakti se në vend të 10-të nuk është vetëm një futbollist, por janë dy me të njëjtin numër ndeshjesh- 104, pikërisht Arsid Kruja si dhe ish- portieri Miroslav Vujadinoviç. Ky i fundit është i vetmi futbollist i huaj që renditet në këtë listë, çka tregon se për disa sezone ka qenë një pikë shumë e fortë e kësaj skuadre.

Shumë pranë “top-listës” së mësipërme është edhe Arlind Kalaja me 103 ndeshje, Erdenis Gurishta me 101 ndeshje si dhe Antonio Marku me 98 ndeshje. Lista vijon me lojtarë të tjerë teksa në total gjatë kësaj dekade kanë veshur fanellën e Vllaznisë në kampionat plot 155 futbollistë.
© shkodrasport.com