Sezoni i ri futbollistik është në prag dhe ekipet e Superligës po bëhen gati për startin. Përjashtim nuk bën as Vllaznia, që në merkato ka qenë shumë aktive duke sjellë në skuadër shumë futbollistë cilësor. Por një emër në veçanti po bëhet gati për sezonin e tij të tretë rradhazi në rradhët e shkodranëve.

Fjala është për Ardit Hoxhajn. Vlonjati do nisë edicionin e tretë me kuqeblutë, ku kërkon të jetë protagonist siç është shprehur edhe vetë para pak kohësh në media. Fjalë pak dhe vepra shumë, ish-sulmuesi i Skënderbeut dhe Flamurtarit është një prej atyre futbollistëve që flet në fushë dhe jo në gazeta apo televizione.

E tregojnë edhe statistikat dhe golat që ai është një prej futbollistëve më vendimtarë tek Vllaznia. E sidomos edicioni i parë që zhvilloi në 2020-21, ku ishtr golashënuesi më i mirë i skuadrës me 13 gola në kampionat. Sezonin e kaluar pati shumë ndalesa për shkak dëmtimesh, por sa herë thirrej në apel, përgjigjej me golat e tij.

Edhe në këtë verë, Hoxhaj ka treguar marrëdhënie të mirë me golin. Ku përveç rrjetave në ndeshjet miqësore, siç ishte edhe fundit kundër Dinamos. Ai ka shënuar edhe në Europë kundër Craiovas në barazimin 1-1 në Shkodër.

Hoxhaj tashmë ka hedhur kandidaturën për një vend titullari gjatë sezonit dhe pavarësisht futbollistëve që shkojnë e vijnë tek Vllaznia, ai është aty për të qenë protagonist me golat e tij.
Endri ÇINARI