Esat Mala është lojtari më i ri i skuadrës së Vllaznisë. Kjo lëvizje mund të konsiderohet e befasishme pasi nuk ishte menduar në fillimin e merkatos së verës, por Newsport.al mëson se është arritur akordi përfundimtar mes palëve.

Ne foton e mëposhtme, të siguruar nga Newsport.al, vërehet Esat Mala me pjestarë të klubit kuqeblu. Gjithçka është mbyllur mes palëve, ndërsa zyrtarizimi pritet të vijë ditën e nesërme. Lojtari do bëhet pjesë e skuadrës në Pogradec, ku shkodranët po zhvillojnë fazën përgatitore në prag të kampionatit që nis më 20 gusht.

Ne fakt ka qene gazeta “Shkodra Sport” e cila e kishte lajmeruar nje gje te tille pasditen e sotme dhe tashme duket se gjithçka eshte mbyllur dhe pritet vetem zyrtarizimi nga ana e klubit shkodran.

Kujtojmë se Mala kishte mbetur pa skuadër, pas përfundimit të huazimit te Partizanit. Skuadra turke e Giresunspor ndërpreu bashkëpunimin me lojtarin, pasi nuk e shihte pjesë të së ardhmes. Në anën tjetër mesfushori 23-vjeçar ishte në kërkim të shtëpisë së re, që tashmë është Shkodra.