Për të parë Real Madridin më të mirë në një ndeshje prej 90 minutave duhet që fillimisht të pësojë. Por në evente të mëdha si kjo finale e luajtur sot në Helsinki për Superkupën e UEFA-s ndërmjet Real Madrid dhe Eintraht Frankfurt, diçka e tillë ishte e ‘ndaluar’.

Skuadra më e titulluar në planet edhe këtë mbrëmje ia doli të triumfojë lehtësisht ndj gjermanëve të cilët nga triumfi në Europa League duket se kanë ndryshuar në koncept e rezultate (javën e parë në Bundesligë e shpartalloi Bajerni 1-6)

Në fushë, Los Blancos me formacionin ‘Tip’ që në fillim vendosin supermacinë. Si zakonisht diferencën e bën treshja e mefsushës me Modriç- Kros- Kasemiro. Për të inspiruar vijën e parë aty ku Vincuis duket një ‘hap prapa’. Por dhe Valverde vuan në linjën e djathtë.

Me Benzema në pritje, goli do të vijë nga një mbrojtës si Alaba teksa në të 37-tën do të depozitojë në rrjetë. Në fraksionin e dytë situata nuk ndryshon. Kampionët e Spanjës, qarkullojnë dhe ndërtojnë shumë aksione. Kryesisht nga linjat. Goli i kapitenit Benzema për vitrinë.

Një top i shpejtë me një prekje nga Vinicius dhe francezi, kandidati kryesor për Topin e Artë’ e dërgon për herë të dytë në rrjetë. Tifozët në shkallë ia marrin ‘këngës, ndërsa Ançeloti në pankinë duartroket.Në fund, shifrat 2-0. Reali dhe Ançeloti për rekord. Superkupa numër 5 shkon në Madrid.

Superkupa e Europës në Finlandë:

Real Madrid- Eintraht 2-0

(Alaba 37′, Benzemea 65′)