Në fillim Federata, më pas klubet dhe tashmë edhe lojtarët. Të gjithë duan mbështetje nga Qeveria sepse situata e krijuar së fundmi me futbollin shqiptar padyshim që ka nevojë për vëmendjen dhe mbështetjen e Qeverisë, për ta kaluar me sukses këtë moment të vështirë për futbollin shqiptar.
Mesditën e sotme, pas deklaratës së klubit Vllaznia, ka ardhur edhe një reagim i futbollistit të saj Ndriçim Shtubina. Përmes pak rreshtave të shkruar në profilin e tij në rrjetet sociale, ai i drejtohet kryeministrit Rama me një kërkesë për mbështetje.
“Përshendetje zoti kryeminister! Te uroj te jesh mire, ti bashke me familjen tande. Te pergezoj per punen e mire qe po ben per popullin tone. Ne rradhe te pare dua qe te ndihmosh çdo shqiptar, por tani edhe futbolli ka mbetur ne duart tuaja.
Ke bere stadiume te reja bashke me FSHF, tani ke rradhen te shpetosh futbollin sepse gjithe klubet e futbollit kane nevoje per ty. Me respekt, Ndriçim Shtubina- KF Vllaznia”- shkruan ai.
© shkodrasport.com