Vllaznia e ka fituar me rezultatin 3-0 miqesoren e sotme te zhvilluar ne Ulqin ndaj ekipit vendas FK Zora Shpuz. Nje test qe i ka sherbyer jo pak stafit te skuadres shkodrane per te pare gjendjen e lojtareve.

Trajneri Josa e ka nisur ndeshjen me Zogoviç ne porte, nderkohe qe reparti i mbrojtjes ka patur ndryshime kete here teksa ne te djathte ka luajtur si gjithnje Gurishta e ne te majte Hakaj, ndersa dyshja ka qene krejt ndryshe.

Nga minuta e pare kane luajtur kete here Shehi e Soahija, ngaqe Juriç e Bulatoviç kane probleme shendetesore. Ne mesfushe nderkohe ka luajtur treshja e zakonshme e ndeshjeve te fundit e perbere nga Jonuzi, Boshnjaku dhe Alivoda.

Ne sulm nderkohe ka patur serish ndryshime, me Markun ne te majte, Çoben ne te djathte dhe Hoxhen ne maje te tij. Ndeshja ka nisur me gol sepse qe ne minuten e 7-te Vllaznia ka fituar nje 11-metersh qe eshte kthyer ne gol nga Herald Marku dhe me kete gol do te mbyllej pjesa e pare.

Ne pjesen e dyte stafi ka aktivizuar edhe lojtaret e tjere qe ka patur ne stol dhe pikerisht dy prej tyre, kane shenuar dy golat e tjere. I dyti mban firmen e Kristijan Vulajt ndersa i treti u shenua nga Ante Aralica. Perfundimisht 3-0 per Vllaznine./SHKODRA-SPORT.COM/