Shkruar nga Maringlen ZHIVANI
Egnatia vijon punën për ndërtimin e grupit që do të përfaqësojë klubin në sezonin e ri dhe në arenën europiane. Sipas burimeve të “Shkodra Sport” pranë klubit, rrogozhinasit janë shumë pranë arritjes së një marrëveshjeje me ish-përgatitësin atletik të Vllaznisë, Aurel Locaj.
Ky i fundit është një emër i njohur në fushën e përgatitjes fizike dhe afrimi i tij do të ishte një tjetër lëvizje e rëndësishme e kampionëve të Shqipërisë në prag të Kupave të Europës dhe sezonit 2026-2027.
Drejtuesit e Egnatias po synojnë të forcojnë jo vetëm skuadrën në aspektin e lojtarëve, por edhe stafin teknik, me qëllim ruajtjen e nivelit të lartë konkurrues në kampionat dhe në kompeticionet europiane.
Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga klubi, por gjithçka lë të kuptohet se zyrtarizimi mund të vijë në ditët në vijim. Nëse marrëveshja finalizohet, Aurel Locaj do të bëhet pjesë e projektit ambicioz të Egnatias për sezonin e ardhshëm.
Burimi: Gazeta “SHKODRA SPORT”


