Mjafton një gjuajtje në portë dhe Kosta Rika arrin të mposhtë Japoninë 1-0 në ndeshjen e dytë të grupit E, që çeli ditën e tetë të Botërorit, Katar 2022.

Një gol i Fuller në minutat e fundit të takimit ka vulosur fatin e një sfide të mbushur me pak emocione. Kosta Rika merr tre pikët e para në këtë Kupë Bote dhe mban gjallë shpresat për një kualifikim të mundshëm në fazën tjetër të turneut.

Japonia nuk arriti që të përsërisë suksesin ndaj Gjermanisë dhe tashmë të dyja skuadrat do të vendosin fatin e një kualifikimi të mundshëm në ndeshjen e fundit të grupit.

Mbase atyre do t’u bashkohet edhe Kosta Rica dhe pritet qe ndeshjet e treta te ketij grupi te jene nje rebus i vertete, por ne te mund te kete gisht edhe Spanja per ta zgjidhuar sepse mund te jete ajo qe do te vendose se cila mund te jete skuadra e dyte qe do ta shoqeroje ne turin tjeter.