Vetëm pak muaj ka zgjatur aventura e trajnerit argjentinas Matias Tatangelo dhe në pankinën e Ilirisë së Fushë Krujës është rikthyer sërish Dritan Smajli. Është vetë klubi fushë-krujas që e ka njoftuar një gjë të tillë pak minuta më parë.
Për Smajlin ambienti është shumë i njohur sepse me të në pankinë Iliria dy sezone më parë u ngjit në kategorinë e parë të futbollit shqiptar dhe tashmë rrugëtimi i përbashkët me këtë skuadër do të vijojë sërish.
Por nga ana tjetër disi e çuditshme duket mënyra e largimit të Matias Tatangelo, ish- trajnerit të KF Shiroka e për këtë klubi i Ilirisë shkruan:
“KF Iliria njofton se ka vendosur të mos vazhdojë bashkëpunimin me trajnerin argjentinas.
Ky vendim është marrë pas situatave të krijuara para ndeshjes së “play-off”, ku kanë pasur keqkuptime me grupin e lojtarëve dhe mungesë disipline, gjë që e bëri të pamundur vazhdimin e bashkëpunimit. Klubi e falënderon për punën e deritanishme dhe i uron suksese në vazhdim@.


