Belgjika ishte një nga kampionatet e para që deklaroi mbylljen përfundimtare të sezonit. Pas deklaratave të UEFA-s, Federata belge bëri prapaktheu e deri më tani nuk ka vendosur ende zyrtarisht.
Në mbledhjen e djeshme të zhvlliuar asambleja e përgjithshme e Pro Leauge futboll vendosi që vendimin përfundimtar ta marrë në datën 4 maj.
Drejtuesit e Federatës janë pro mbylljes së kampionatit, por një pjesë e klubeve nuk janë dakord e për këtë arsye ky vendim është shtyrë për disa ditë më vonë në një mbledhje të përgjithshme.
Rifillimi i kampionatit në Belgjikë duke i pamundur pasi qeveria vendase ka ndaluar të gjitha aktivitetet masive deri në 31 gusht. Edhe pse ndeshjet do të luhen me dyer të mbyllura do të duhen rreth 400 njerëz dhe kjo është e ndalur në shtetin belg./newsport/