Vdekja e Fadil Vokrrit ka marrë hapësirën kryesore në të dyja gazetat sportive në vend. “Panorama Sport” artikull tjetër kryesor ka një intervistë të Sulejman Memës, i cili i bën një analizë bardhebluve, ndërkohë që ka edhe një thirrje për Bashkinë e Tiranës.

Nga vendi bie në sy lajmi i interesimit të Partizanit për Ardian Cuculin. Mbrojtësi nuk ka rinovuar ende te Shkëndija e Tetovës dhe është në qendër të vëmendjes.

Ka një përplasje te Kukësi për një nga lojtarët e mbrojtjes, kurse te Flamurtarit zyrtarizohen lëvizjet e para, që janë përfshirë në faqen e parë të kësaj gazete, ashtu sikurse deklarata e James Adeniyi, i cili mund të transferohet në Azerbajxhan.

Edhe Luftëtari nga Superiorja ka marrë vëmendje, sikurse edhe situata e Vllaznisë, që ende është në ajër.

Nga bota skandali te Argjentina është lajmi kryesor. Trajneri Sampaoli nën akuzë për ngacmim seksual.

Problemet e Gjermanisë, miqësorja e Spanjës, skema e re e Brazilit dhe deklarata e Salah për Ramos janë lajmet e tjera të veçuara nga bota.

“Lamtumirë legjenda Fadil Vokrri”, kështu është hapur gazeta “Sport Ekspres” sot. Artikulli tjetër kryesor flet për Partizanin, të ardhmen e Edgar Çanit, si dhe të Jasir Asanit.

Ky i fundit ka oferta nga Turqia.  Rinovimet në Vlorë dhe ofertat për Siljanovksin zënë vend në faqe të parë, sikurse nënshkrimi i kontratës nga Qaqi me Kukësin.

Një intervistë e Ze Maria-s dhe paqartësitë në Korçë janë lajmet kryesore nga vendi në këtë gazetë.

Nga bota është veçuar vetëm një artikull: akuzat për ngacmim seksual për Sampaoli-n. Në faqen e parë ka vend edhe për atletikë, pasi Izmir Smajlaj ka marrë një tjetër medalje. /EDS/