Në faqet e para të shtypit të sotëm sportiv, ka pasë pak vëmendje për situatën tek Vllaznia dhe zhvillimet rreth saj. Vetëm gazeta “Sport Ekspres” ka një artikull të vogël ndërkohë që “Panorama Sport” nuk ka patur asnjë lajm me rëndësi nga Shkodra për faqen e saj të parë. Për rrjedhojë, ajo është marrë kryesisht me Tomas Strakoshës që po habit të gjithë në Itali, me Kukësin, Flamurtarin e Partizanin ndërsa të tjerët janë harruar.

Sakaq, në “Sport Ekspres” është artikulli: “Kantier në Shkodër, pazar tek Kukësi për mbrojtës”. Për më tepër, lexoni më poshtë faqet e para të këtyre dy gazetave sportive të ditës së sotme: