Ka mjaftuar goli i Marek Hamsik në minutën e 17 të takimit që Napoli të fitojë 0-1 në fushën e Crotones. Me tri pikët e sigluara mbrëmjen e sotme, napolitanët dhe Elseid Hysaj kanë të drejtë të festojnë si kampionë dimri të Serie A. Napoli mbështetet ende te kapiteni i skuadrës për të marrë tri pikët e radhës. Hamsik me golin e tij të tretë në tre takime radhazi ka gjetur hapësirën e duhur për të mposhtur Cordazin dhe Crotonen.

Të kaltrit dominojnë në lojë dhe në mbajtje topi, aq sa diferenca është e dukshme në fushë.

Në pjesën e dytë napoli u kujdes për të ruajtur rezultatin e krijuar në pjesën e parë, por edhe mundësi shënimi pati. Dyfishimi i rezultatit mund të vinte nga kryqëzimi mes Callejon dhe Insigne, megjithatë, portieri i Crotones u tregua i saktë në pritjet e tij. Në fund kalabrezët pretendojnë për penallti, por për gjyqtarin kryesor nuk ka asgjë. Kështu, Napoli ka të gjithë të drejtën që në mbrëmjen e ndërrimit të viteve të festojë me ëndrrën e madhe, titullin kampion