Egnatia e Nevil Dedes mposhti Tiranën me rezultatin 3 me 0 në duelin e vlefshëm për javën e parë të Superiores.
Dominim absolut i kampionëve në fuqi, të cilët realizuan plot 3 herë në pjesën e parë, teksa në fragmentin e dytë, menaxhuan mjaft mirë epërsinë e trefishtë, përballë kryeqytetasve të cunguar, për shkak të bllokimit të merkatos.
Golat e Diabate, Ajetit dhe Sotës, i dhuruan 3 pikë të rëndësishme rrogozhinasve, në këtë start të sezonit të ri futbollistik.
FT: EGNATIA-TIRANA 3-0
Diabate 9′, Ajeti 29′, Sota 39′


