Dita e sotme nuk ka sjell ndonjë lajm “bombastik” në faqet e para të gazetave sportive sa i takon Vllaznisë. Një lajm i shkurtër tek njëra prej tyre, ndërsa tek tjetra është “harruar” krejt. Ndodh edhe kështu.Kështu, në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Vllaznia, nuk ka më lëvizje në treg, sytë nga miqësorja e rradhës”. Vetëm kaq, asgjë më tepër. Në gazetën tjetër, atë “Panorama Sport” madje nuk ka asgjë për Vllazninë dhe sportin shkodran.

Një histori që nuk ndodh rradhë. Siç dihet, nëse ka ndonjë lajm jo shumë pozitiv, ai do të zinte faqet e para menjëherë por në fakt tashmë është histori tjetër. Më shumë vëmendje ka për Tiranën e kategorisë së parë sesa për Vllazninë. Logjike në fakt sepse Tirana është pjesë e kryeqytetit dhe gazeta del pikërisht aty. Askush nuk mund të justifikohet me faktin se bardheblutë kanë më shumë tifozë sesa Vllaznia sepse nuk është e vërtetë. Gjithsesi,ndiqni më poshtë faqet e para të gazetave të sotme sportive: