Shtyrja e kampionatit për shkak të tërmetit të fuqishëm që goditi vendin tonë ka prishur dhe axhendën zyrtare të përcaktuar nga Federata Shqiptare e Futbollit.
Java e 14-të do të zhvillohej të premten dhe të shtunën, por tashmë gjithçka është “rrëzuar” dhe FSHF-së i duhet të hartojë një plan “B”.
Javën e ardhshme ishte planifikuar të luhej në mesjavë e 15-të, por gjasat janë që të ketë një zhvendosje. Të mërkurë dhe të enjte, do të zhvillohet java e 14-të, ndërsa të dielë dhe të hënë e 15-ta.
Duhet theksuar se ende s’ka asgjë zyrtare ndërsa në vazhdim pritet një njoftim nga Federata Shqiptare e Futbollit për të mësuar se si do të jetë axhenda e kampionatit shqiptar.
Ne fakt kjo situate ka krijuar probleme per skuadrat sepse nuk dine si te pergatiten per ndeshjen e rradhes. Thjesht ata jane ne pritje te njoftimit te Federates.
Per Vllaznine ne fakt eshte problem i madh nese do te luheshin dy ndeshje ne 4 dite sepse siç dihet, ajo do te luaje fillimisht ne Gjirokaster dhe me pas ne Korçe, çka do te thote se gjasat jane qe te mos kthehet fare ne Shkoder.