Ka patur edhe nga ata qe gjate sezonit te kaluar kane vene ne dyshim aftesite e tij, por me kalimin e javeve gjerat kane ndryshuar.

E kemi fjalen per portierin Bojan Zogoviç i cili ne dy fazet e fundit te sezonit te kaluar, por edhe ne ndeshjet e Kupave te Europes te ketij sezoni, ka treguar nje forme te shkelqyer sportive duke merituar shume duatrokitje nga tifozet.

Edhe mbreme ndaj AEL Limassol, nese Vllaznia u mund vetem 1-0, meriten me te madhe e ka padyshim 32 vjeçari nga Mali i Zi. Ai ka luajtur perpos kampionatit te vendit te tij, edhe ne disa te tjera, por ne Shkoder duket se ka gjetur veten.

Si rrjedhoje, Zogoviç eshte shnderruar ne nje lider te vertete te Vllaznise duke marre kesisoj edhe vleresimet maksimale te te gjithe pjestareve te ekipit, drejtuesve por edhe specialisteve.

Jo me kot, drejtuesit e klubit rinovuan me te edhe per sezonin e ri. Forma e tij e shkelqyer eshte padyshim nje “lajm i keq” per portierin e talentuar shkodran, 20 vjeçarin Kristi Qarri qe pret me padurim momentin e tij, megjithate e rendesishme eshte qe Vllaznia porten e ka te blinduar./SHKODRA-SPORT.COM/