Kombëtarja shqiptare mori një fitore të artë me Ishujt Faroe në transfertë. Këto 3 pikë i japin kuqezinjve vendin e dytë në grup pas humbjes së Polonisë. Trajneri Sylvinho dha intervistën e tij pas sfidës dhe u shpreh kështu:

Është e vështirë të luash këtu. Një pasim i gjatë me sulmues si ato të vejnë në vështirësi në çdo moment. Nuk ka nevoj të bëjnë shumë zotërim topi, por me një top të gjatë të hapin probleme.

Egoizmi i lojtarëve? Duhet të shohim anën pozitive, fituam në transfertë 1-3. Ka qenë në 2021 ndeshaj e fundit që Shqipëria fitonte 2 ndeshje rradhazi. Djemtë kanë bërë shumë mirë, treguan shpirt gare. Të gjithë lojtarët kanë bërë një punë të mirë, edhe ata të stolit.

Shanset në grup? Janë njësoj siç ishin përpara, e rëndësishme ishte të fitonim këto dy ndeshje. Fituam edhe para 2 vitesh, dy herë rradhazi. E kam thënë edhe herën e parë që është një grup i vështirë. Jemi të kënaqur për rezultatet dhe në garë për kualifikimin.

Goli më i bukur? Të dy ishin të bukur, stafi teknik punon. Kemi bërë një punë të mirë së bashku por lojtarët bëjnë diferencën. Në aspektin taktik, goli i Asllanit ishte më i bukur por nuk mund të lë pa përmendur lojtarë si Muci, Bare, Sadiku, të gjithë që u futën në fushë dhe dhanë kontribut në këtë sukses.

Kishim disa dyshime para ndeshjes. Brenda 3 ditësh të bësh 2 ndeshje nuk është e lehtë, edhe transferta është e largët këtu. Asllani bëri një ndeshje shumë të mirë por edhe Seferi. Kemi bërë zgjedhjet e duhura dhe kemi ndihmuar skuadrën si brenda edhe jashtë fushës. Të gjithë jemi të rëndësishëm në këtë rrugëtim.

Pushimet? Unë do të rikthehem në Tiranë pasi kemi përsëri punë për të analizuar këto ndeshje. Kurt ë mbaroj do të shkoj në Porto për t’u bashkuar me familjen dhe pastaj në Barcelonë për të pushuar.