Home KRYESORE Silvinjo i “pret biletën”, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

Silvinjo i “pret biletën”, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

0
Silvinjo i “pret biletën”, jep dorëheqjen trajneri i Serbisë

Silvinjo ka larguar një tjetër trajner. Dragan Stojkovic ka dhënë dorëheqjen, menjëherë pas humbjes me Shqipërinë.

Tekniku serb, deklaroi në konferencën për shtyp, se nuk do të jetë në stolin e kombëtares së tij, për duelet e ardhshme.

“Kisha një bisedë me presidentin dhe sekretarin e përgjithshëm. Kam paraqitur dorëheqjen. Nuk e prisja humbjen ndaj rivalit direkt.

Marr përgjegjësinë dhe jam unë fajtori i vetëm. Më vjen keq që humbëm ndeshjen, por futbolli kështu është”, tha Stojkovic.