Publikimi i disa fotove ne faqen e Akademise Vllaznia me kostumet e reja sportive per ekipet e saj, na ka nxjerre perpara, nje shkrepje ndoshta te rastesishme, por shume domethenese.
E kemi fjalen per tre prej futbollisteve qe konsiderohen me shume te ardhme per klubin shkodran. Behet fjale per tre lojtaret e ekipit U19 dhe pikerisht per Rejan Alivoden, Flori Spahine dhe William Cungun.
Dy te paret, luajne njeri ne mesfushe dhe tjetri ne mbrojtje. Jane futbolliste te datelindjes 2003 te cilet e kane vitin e tyre te fundit dhe si rrjedhoje tashme presin oferten e drejtuesve te klubit Vllaznia per te firmosur kontrate profesioniste me ta.
I treti nderkohe- Cungu, eshte i datelindjes 2004, do te luaje edhe nje vit me Akademine dhe konsiderohet e ardhmja e mesfushes kuqeblu. Te tre keta futbolliste jane edhe anetare te ekipeve kombetare te moshave, ashtu siç mund te jete edhe ndonje tjeter.
Tek Vllaznia e kane te qarte se duhet t’i besojne me shume ketyre djemve te rinj, te cilet neser a pasneser mund te mbushin edhe arkat e saj sepse aftesite dhe talentin e kane, por duan vetem mbeshtetje./SHKODRA-SPORT.COM/