Silvinjo ka dalë në konferencën për shtyp para ndeshjes me Anglinë. Pyetjet kryesore ishin në lidhje me Armando Brojën, teksa trajneri është munduar që të mos e trajtojë si një çështje kaq të madhe për ta barazuar lojtarin e Burnley me të tjerët.
“Kam folur me Brojën personalisht, kam folur dhe me gjithë pjesën tjetër të ekipit. E kemi zgjidhur problemin, ishte ndeshja më e rëndësishme e Shqipërisë, ishte arritja jonë historike dhe të gjithë duhej të festonim. Ishte i mërzitur, i mërzitur që doli nga fusha vetëm 10 minuta pas pjesës së dytë.
është një nga 25 lojtarë që ne kemi, por nëse ndodh që ne kërkojmë që një lojtar duhet të luajë diku tjetër, duhet ta bëjë. Kemi Myrto Uzunin, luan në krahë të djathtë, në krahë të majtë, në qendër.
Nuk e di nëse Armando Broja është sulmues qendre apo jo, por di të them se ne nuk jemi të çmendur dhe nuk po e fusim si qendër mbrojtës”, tha Silvinjo. /Sport Ekspres/







