2017-ta ka qenë sezoni më i mirë për tenisten rumune Simona Halep, jo vetëm për faktin se e mbylli vitin në krye të renditjers botërore, por edhe se fitimet e arritura kanë qenë vërtet të mira për tenisten 26-vjeçare. Tensitja nga Konstanca ka arkëtuar këtë vit 22 milionë euro, duke u bërë femra rumune që ka fituar më shumë parà gjatë këtij viti. Në një deklaratë për mediat, Halep ka pohuar se ka marrë disa herë ofertën për të jetuar në Montekarlo, në mënyrë që të evitojë të paguajë taksa të larta.
Një praktikë që ndiqet nga shumë tenistë, por ajo ka refuzuar.
“Nuk dua ta bëj këtë gjë. në Rumani ndihem mirë, jam në shtëpinë time dhe nuk ka më mirë se kaq. Gjithnjë kam luajtur për Rumaninë dhe në të ardhmen do të angazhohem për të prodhuar kampionë të tjerë për këtë shtet”, tha Simona Halep. Për sa i përket të ardhmes, ajo ka konfirmuar se do të luajë në turnetë e Shenzhen, Australian Open, Shën Petërburgut, Doha, Dubai, Indian Wells dhe Miami. Ndërsa më 23-24 dhjetor do të jetë në një turne bamirësie, që zhvillohet në Kinë, së bashku me Karolina Pliskova, Jelena Ostapenko dhe Johanna.