Opinionisti sportiv, Gëzim Sinemati, e quan të çuditshëm faktin se si lojtarët e kombëtares komentojnë si pozitive dhe të pëlqyeshme ndeshjen ndaj Kazakistanit. Në “Procesi Sportiv” ai e vlerësoi si të papranueshme atë që po ndodh për momentin në kombëtare me vlereëisme të tilla si dhe kërkoi t’i jepen fund eksperimenteve.
“Duket sikur ekipi kombëtar është në bojkot. Kanë braktisur lojën. Gjëja më e keqe është që lojtarët e rinj nuk presin vlerësim nga jashtë e vetëvlerësojnë veten. E kam parë ndeshjen me 10 vetë, shija e përgjithshme ishte që zhgënjeu. Dalin lojtarët e thonë që të gjithëve u pëlqeu ndeshja. Reja pastaj thotë që Kazakistani nuk ka qenë kaq dobët.
Mendoj se nuk duhet të merremi me modulin, kombëtarja ka problem me karakterin. Moduli ndryshon në varësi të ndeshjeve. Por a jeni të sigurt se po t’i veshim këtij ekipi një fanellë Superlige, po ta shohësh nga mënyra e lojës, a e ke më vëmendjen e njerëzve?
Nga mënrya si po vepron Reja duhet të qajmë Panuçin se i kemi rënë në qafë. Ai ishte fillestar por ja na vjen një veteran dhe ja ku është kombëtarja. Sa të kemi këtë lloj sistemi e drejtimi, epruvetë do jemi. Jo do zbulojmë talente, do bëjnë eksperimente dhe vijnë këto barazimet.
Mund të vijë edhe fitorja me Lituaninë se kjo Liga e Kombeve është kthim qokash. Çfarë është kjo kombëtare që nuk mbaron zbulimi i talenteve e skemat?”, tha Sinemati. /vipsport/