Terbuni dhe Basania kane zhvilluar nje ndeshje miqesore ne kuader te pergatitjeve qe ato jane duke bere ne prag te startit te fazes se dyte te kampionateve respektive ku ato marrin pjese.

Duhet thene se ne fund te 90 minutave te kesaj miqesoreje te arbitruar nga Agron Kastrati dhe te luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”, kane qene pukjanet ata te cilet kane fituar me rezultatin 3-2.

Per Terbunin autore te golave ne kete ndeshje kane qene Vildan Kaçubela qe ka shenuar dy here ndersa goli tjeter ka patur per autor mesfushorin Arjet Bizi. Ndersa dy golat per ekipin e Basanias jane shenuar nga sulmuesi Albert Mila.

Nje miqesore e tille i ka sherbyer jo pak trajnereve Sinan Bardhi dhe Fatjon Hasanaj te cilet drejtojne ekipe te cilet kane pretendime serioze ne kampionatet ku marrin pjese, respektivisht Terbuni ne te dyten dhe Basania ne te treten.

Gazeta “Shkodra Sport” meson se miqesore te tilla te dy ekipet pritet te luajne edhe ne ditet e ardhshme sepse e kane mese te nevojshme nje gje te tille ne prag te startit te takimeve zyrtare./SHKODRA-SPORT.COM/