Vllaznia U19 eshte mundur diten e djeshme ne çerekfinale te Kupes se Shqiperise nga Laçi. Ne fakt kjo disfate nese mund ta quajme keshtu, ka ardhur ndaj futbollisteve shkodrane qe jane pjese e skuadres kurbinase, pikerisht fale marreshjes te presidentit Laska me ate te Akademise “Djelmnia shkodrane” Benardin Kulla.

Ne kete ndeshje te mbyllur ne shifrat 2-1 per laçianet, kane luajtur per ta edhe plot 7 futbolliste shkodrane. Njeri prej me te mireve prej tyre, qe njekohesisht ka qene edhe autor goli, ishte Dejvi Lesha.

Behet fjale per nje futbollist vetem 17 vjeç e 3 muaj i cili luan ne rolin e mbrojtesit te djathte. Lesha ka shkelqyer ne takimin e djeshem ndaj kuqebluve te Vllaznise. Ai ka bere gjithçka mire jo vetem ne lojen mbrojtese, por eshte shfaqur edhe si golashenues.

Por e veçanta e ketij goli ka te beje me faktin qe autori i tij ka qene protagonist absolut ne shenimin e tij. Ka thyer nje aksion te futbollisteve te Vllaznise shume prane hyrjes se zones se rreptesise laçiane, e ka marre topin, ka avancuar perpara dhe e ka pasuar per tek nje nga shoket e ekipit.

Me pas topi i rikthehet dhe Lesha me qetesi futet ne zonen shkodrane dhe me nje qetesi absolute te nje sulmuesi te mirefillte, arrin te gjuaje saktesisht dhe ta dergoje topin ne rrjete. Nje gezim i ligjshem per golin e shenuar, por edhe per paraqitjen shume te mire te ketij lojtari per gjate gjithe 90 minutave te kesaj ndeshje, shoqeruar me triumfin e ekipit te tij dhe kualifikimin ne gjysmefinale te Kupes./SHKODRA-SPORT.COM/