Lionel Messi është lojtari më i mirë i vitit 2023. Për herë të 3-të dhe për të dytin vit radhazi, Messi fitoi këtë çmim, duke lënë mbrapa Haaland dhe Mbappe.

Norvegjezi Haaland edhe pse ka dhënë një kontribut të çmuar për Cityn, duke ndihmuar skuadrën për të fituar kampionat, FA CUP dhe Champions, nuk doli dot mbi argjentinasin.

Në Londër është zhvillur mbrëmjen e sotme ceremonia e ndarjes së çmimeve “FIFA the Best”. Në këtë ceremony janë nderuar më të mirët e vitit 2023. Megjithëse është larguar nga Europa, Lionel Mesi vazhdon të dominojë botën e futbollit.

Argjentinasi është shpallur lojtari më i mirë në botë për vitin që lamë pas, sipas votave të kapitënëve të ekipeve kombëtare, trajnerëve dhe mediave. Mesi ka mposhtur konkurencën me Erling Halandin dhe Kilian Mbapenë.