Fitorja e thellë e Tiranës në fundjavë ka ngritur dyshime të forta për Gëzim Sinematin.
Gazetari është i ftuar në studion e emisionit “Procesi Sportiv”, ku ngre idenë e një ujdie mes palëve, ku Tirana i hap rrugën Dinamos në Kupë, ndërsa nëndetësja fal tre pikët në kampionat.
Nuk ishte futboll i vërtetë te Tirana-Dinamo. Ishin maskat e Halloween-it që u ndërruan me njëra-tjetrën. Njëherë ishte shumë e bukur Dinamo dhe pastaj u kthye shumë e shëmtuar dhe e kundërta.
Për mua ishte më tepër llogaria e Kupës dhe kampionatit”, ka thënë Gëzim Sinemati. Sport Ekspres