HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESinemati: Vllaznisë po ia prishin garën. Ia kanë prishur edhe vjet, po...

Sinemati: Vllaznisë po ia prishin garën. Ia kanë prishur edhe vjet, po e bëjnë edhe sivjet

Gazetari i njohur sportiv Gezim Sinemati ashtu si çdo here tjeter, edhe kete here ka qene i drejteperdrejte ne fjalet e tij gjate emisionit “Procesi Sportiv”. Duke u ndalur tek ecuria e Vllaznise, eshte shprehur se ate po e ndeshkojne me dashje teksa ka deklaruar:

“Nderi i VAR-it nuk ka ngelur tek ai moment i prekjes me dore apo jo te topit nga futbollisti i Vllaznise ne mesin e fushes. Kete rast te saj, mos e shkepusni nga rastet e tjera te Vllaznise ku eshte ndeshkuar.

Une e kam thene edhe me perpara se Vllaznine gjithmone e kane stopuar, nuk jane treguar dashamires me te. Ne themi nga njera ane se Vllaznia luan bukur futboll, madje iu imponuar Laçit edhe ne nje fushe te veshtire.

Edhe ndaj ketij kundershtari shume te forte, ajo ishte e bukur per t’u pare, krijoi raste, nuk beri gol, por e perseris qe me Vllaznine nuk tregohen korrekt.

Asaj po i prishin garen. Ia kane prishur edhe vjet, po ia prishin edhe sivjet. Ata nuk duan qe ta fitoje kampionatin kush ta meritoje, por e komandojne vete garen.

Ja kane arritur ta spostojne Vllaznine nga gara. Albani (Xhaferi) thote se gara eshte ende e gjate, por dua t’i them prit- prit se do te kete edhe te tjera ndeshkime. Une do t’u thoja drejtuesve te Vllaznise se ndeshkimi i skuadres se tyre nuk eshte i Hamitit apo i ndonje tjetri, eshte i sistemit”./SHKODRA-SPORT.COM/

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments