Pasditen e neserme do te nisin ndeshjet e kthimit te turit çerekfinal te Kupes se shqiperise dhe sfida e pare do te jete ajo qe do te luhet ne mes Teutes dhe Skenderbeut.

Sfida e pare e luajtur ne Korçe eshte fituar me rezultatin 1-0 nga durrsaket, fale golit te shenuar nga sulmuesi shkodran Rubin Hebaj.

Por ne sfiden e neserme eshte nje tjeter shkodran qe shpreson te shenoje dhe te mbaje hapur sfiden e kualifikimit dhe pse jo te jete skuadra e tij qe do te kualifikohet.

Ai eshte Belajdi Pusi, futbollisti shkodran i Skenderbeut qe sot ka qene i pranishëm në emisionin “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” teksa ne lidhje me ndeshjen e neserme eshte shprehur:

“E kemi humbur ndeshjen e parë dhe ne do të bëjmë maksimumin në tjetrën. Kemi një ngërç në këto ndeshje të fundit dhe nuk e meritojmë të jemi në këtë vend që jemi. Meqë herën e parë shënoi Hebaj, tani është radha që të shënoj një shkodran tjetër”.

Por ne fakt, Pusi nuk e ka specifikuar se kush e kishte rradhen per te shenuar, ai apo shkodrani tjeter i korçareve Ardit Nikaj./SHKODRA-SPORT.COM/