Te luash mire, te krijosh raste dhe te dominosh kundershtarin nuk mjafton per ta fituar ndeshjen. Keshtu ka ndodhur me Vllaznine ne ndeshjen e fundit me Laçit te cilen e ka humbur me rezultatin 0-1.

Ne emisionin “Analize Superiore” ne Supersport jane publikuar edhe statistikat e kesaj ndeshje te cilat e tregojne me se miri dominimin e Vllaznise.

Ajo e ka mbajtur topin per 27.19 minuta (52 %) perballe 19.34 minuta (48 %) te vendasve. Vllaznia ka kryer gjithsej 14 goditje, nga te cilat 7 ne porte, perballe 6 goditjeve nga te cilat 2 qe ka kryer Laçi ne porten shkodrane.

Ne goditje denimi dominon serish Vllaznia 8 me 2 ndaj Laçit, ne goditje kendi 7 perballe 3 te Laçit, ne pasimet e sakta, dribilet e realizuar etj.

Megjithate ne fund, Vllaznia ka marre 0 pike nga kjo ndeshje, ndersa Laçi inferior ne statistika ka marre 3 pike dhe vazhdon te ndjeke Tiranen kryesuese te renditjes./SHKODRA-SPORT.COM/