Friday, March 20, 2026
FAQJA E PARE KRYESORESISTEMI VAR/ UEFA u bën thirrje ligave të diskutojnë mbi sistemin mikroskopik

SISTEMI VAR/ UEFA u bën thirrje ligave të diskutojnë mbi sistemin mikroskopik

Sistemi VAR në futboll nuk i ka ulur aspak polemikat. Për të diskutuar mbi rolin e tij, UEFA ka thirrur përfaqësuesit e ligave më të mëdha në Europë në një takim gjatë muajve të verës. Kampionati anglez duket se e përdor më pak sistemin.

Ligat më të mira të Evropës janë thirrur në një takim me UEFA-n këtë verë për të diskutuar se si po përdoret teknologjia e ndihmësit video të gjyqtarit, njohur ndryshe si sistemi VAR.

Samiti i krerëve të gjyqtarëve nga Premier League, La Liga, Serie A, Bundesliga dhe Ligue 1 do të diskutojë se si ta rivendosin VAR-in në interpretimin e tij të synuar, i cili është të ndërhyjë vetëm në gabimet më të qarta.

Roberto Rosetti, kreu i gjyqtarëve të UEFA-s, thirri takimin pas një deklarate që bëri muajin e kaluar se loja nuk duhet të shkojë në drejtimin e ndërhyrjeve mikroskopike të VAR-it.

UEFA dëshiron të diskutojë me ligat se si e përdorin VAR-in dhe pragjet e aplikuara. “Unë besoj se e kemi harruar arsyen pse u prezantua VAR. Në vendimet objektive, është fantastike. Për interpretimet, vlerësimi subjektiv është më i vështirë. Kjo është arsyeja pse filluam të flasim për gabime të qarta dhe të dukshme, pra prova të qarta”, tha Rosetti.

Sistemi VAR funksionon shumë ndryshe në të gjithë Evropën. Premier League ka shkallën më të ulët të ndërhyrjes së VAR këtë sezon, 0.275 për ndeshje, por që edhe pse në përdorim të paktë kjo nuk ka sjellë më pak polemika mbi vendimet.

Shifrat e publikuara muajin e kaluar treguan se Bundesliga dhe La Liga vijnë të dytat me 0.38 ndërhyrje për ndeshje, me Serie A me 0.44 dhe Ligue 1 me 0.47.

Në Ligën e Kampionëve, ndërhyrjet janë me një normë prej 0.45 për ndeshje. Rosetti gjithashtu dëshiron që të gjitha ligat të flasin vetëm një gjuhë teknike pas polemikave mbi zbatimin jokonsist të ligjeve si hendbolli.

Shpresohet që takimi të çojë në një qasje më universale ndaj ligjeve dhe mënyrës se si përdoret VAR.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments