Monday, January 26, 2026
FAQJA E PARE FUTBOLLKATEGORIA SUPERIORESituata e vështirë, Berisha drejt largimit nga Vllaznia. Tirana e pret krahëhapur

Situata e vështirë, Berisha drejt largimit nga Vllaznia. Tirana e pret krahëhapur

Sedat Berisha ishte një nga përforcimet e Vllaznisë në merkaton e janarit, duke u marrë në kampionatin maqedonas, e më saktësisht nga Shkupi.

Megjithatë as mbrojtësi 28-vjeçar nuk arriti të ndihmonte shkodranët që t’i shpëtonte nga rrëzimi në Kategorinë e Parë. Tashmë, sipas asaj që raporton “Infosport.mk”, Sedat Berisha kërkon largimin nga Vllaznia, por qëndrimin në Superiore edhe për sezonin e ardhshëm.

Për të marrë mbrojtësin e Vllaznisë po mendon Tirana, që u rikthye në elitën e futbollit shqiptar. Por problemi i vetëm që e vështirëson këtë marrëveshje, është kontrata e futbollistit.

Berisha ka një kontratë që e lidh me Vllazninë deri në fund të vitit 2018 dhe duhet të arrij marrëveshje me klubin përpara largimit./vipsport/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments