Bokseri shkodran Asmer Bilali nuk ka mundur dot ta sfidojë bjellorusin Muhamed Nurudiznau në ndeshjen e parë të vlefshme për kampionatin botëror që po zhvillohet në Baku të Azerbajxhanit. Ai ka humbur me pikë 16-7 duke bërë kështu që të eliminohet nga vazhdimi i mëtejshëm i garës në këtë aktivitet shumë të rëndësishëm.

Para tij ishte eliminuar edhe fieraku Xhulio Vrenozi dhe tashmë në garë ka mbetur vetëm shkodrani tjetër Kristian Demaj. Ai ka fituar ndeshjen e parë ndaj një kundërshtari nga Australia dhe më datën 3 tetor do ketë ndeshjen e dytë, atë kundër hungarezit Jozed Darmos.