Lojtarët e skuadrës së Vllaznisë kanë përjetuar një situatë jo të zakonshme teksa gjendeshin të grumbulluar në Qipro para ndeshjes kundër AEL Limasolit.
Disa futbollistë dhe pjesëtarë të stafit nuk janë ndjerë mirë duke u detyruar të marrin ndihmën e specializuar mjekësore. Për këtë ka folur Ilirjan Haxhaja.
Mjeku i Vllaznisë, prezent me skuadrën në Qipro ka treguar situatën e vështirë të përjetuar para takimit ndaj qipriotëve. Ai zbulon se asnjë nga lojtarët s’mund të shkonte në spital pasi ishte e vështirë për shkak të rregullave të vendase prej COVID-19.
“Falënderoj djemtë që luajtën me zemër dhe pse u ndodhëm në një situatë të vështirë shëndetësore, me virozë, helmim dhe temperatura të larta. Patëm gjysmën e ekipit sëmurë ku improvizuam në kushtet e hotelit, spitalin për ndihmë mjekësore.
Për situatën e COVID-19 në Qipro, ishte e vështirë të shkoje në spital. Të përkrahim sportistët në ndeshjen e kthimit”, shkruan ai.









